Përgjigjja:
Falënderimi dhe lavdia më e sinqertë i takon Allahut të Madhëruar, ndërsa paqja dhe Mëshira e Allahut qoftë mbi Muhammedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndoqën, ndjekin dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Kiametit.
Ai i cili na lajmëroi për zbritjen e Allahut të Madhëruar në qiellin e dynjasë është ai i cili nuk flet nga mendja e tij por nga shpallja që i shpallet. Prandaj duhet besuar ashtu siç na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut ﷺ në këtë hadith të vërtetë dhe mutevatir. [1]
Nuk ka dyshim dhe është e dëshmuar se pjesa e tretë e natës dallon nga vendi në vend, dhe me të vërtetë nëse bëhet fjalë për ne si krijesa do të ishte e palogjikshme zbritja por duhet ta kemi parasysh se zbritja e Allahut dallon nga zbritja e krijesave të Tij:
“Asnjë send nuk është si Ai.” (Shura: 11)
Prandaj nuk lejohet që Allahu i Madhëruar të krahasohet me krijesat e Tij dhe cilësitë e tyre. Thotë Allahu i Madhëruar:
“Pra, mos i përshkruani Allahut shembuj! Allahu i di të gjitha e ju nuk dini.”
(Nahl: 47)
Shejh Ibn Uthejmini, ka thënë: “Gjeneratat e mëvonshme të cilët e dinin se toka është e rrumbullakët dhe se dielli rrotullohet rreth tokës, thanë: Si mundet që Ai (Allahu) të zbresë gjatë pjesës së tretë të fundit të natës, kur pjesa e tretë e fundit e natës lëvizë (transferohet) nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe shkon në Evropë dhe zonat pranë (pra ndryshon)?
Siç ka thënë imam Maliku: “El-Istiva (ngritja mbi Arsh) është e njohur, kurse mënyra se si, është e panjohur, të besosh në të është e detyrueshme, ndërsa të pyesësh rreth saj është bidat (risi).”
Prandaj atë çka përmendët në pyetjen tuaj duke u bazuar në anën logjike, është diçka që u nevojitet krijesave, kurse jo Krijuesit. Kjo nuk është e çështja e vetme ku kemi të bëjmë me një rast të tillë, ka edhe shumë të tjera.
Një person ka pyetur Ibn Abassin: Si e bën Allahu llogaritjen e të gjithë krijesave në një çast? I është përgjigjur: Ashtu siç i furnizon të gjithë në një çast.
Gjithashtu, hadithi që e transmeton Ebu Hurejra në të cilin tregohet se kur besimtari është duke lexuar suren El-Fatiha në namaz Allahu i Madhëruar thotë: “…kur thotë robi (Elhamdulilahi rabbil a’lemin) thotë Allahu: Më falënderoi robi im…“, [3] deri në fund të hadithit.
Dikush mund të thotë: E si ndodhë kjo kur me miliona njerëz ndoshta lexojnë suren El-Fatiha në atë çast?!
Nga e tërë kjo kisha dëshirë tua bëj të qartë se Allahu i Madhëruar nuk krahasohet me asnjë nga krijesat e Tij, pa marrë parasysh për cilat cilësi bëhet fjalë, ngritjen mbi Arsh , zbritjen në qiellin e Dynjasë apo të tjera, sepse siç u cek më lartë: “Asnjë send nuk është si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.” (Shura: 11)
Ndërsa neve si besimtarë nuk na lejohet që duke u bazuar në logjikën dhe mendjen tonë të komentojmë dhe shpjegojmë ajetet e Kur’anit apo hadithet por një gjë e tillë bëhet vetëm duke u bazuar në argumente fetare.
Përktheu: Senad Ramadani
—————————–
[1] Përcillet nga një grup i konsiderueshëm transmetuesish
[2] “Sherh El-Vasitije”, 2/437