Pyetja:

A është zëri i femrës avret?

***

Përgjigjja:

Zëri i femrës nuk është avret. Gratë vinin tek Pejgamberi ﷺ për ta pyetur për problemet e tyre apo për gjërat që i preokuponin ato.

Erdhi një grua dhe iu drejtua Pejgamberit ﷺ duke i thënë: “O i dërguari i Allahut, a e ka obligim guslin gruaja nëse bëhet e papastër?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po, nëse ajo sheh lagështi (spermë) tek rrobet e saja.” [1]

Gruaja tjetër i tha: “O i dërguar i Allahut mua më zgjasin shumë të përmuajshmet (mujoret, hajzi). Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Hajzi zgjatë gjashtë ose shtatë ditë.” [2]

Gruaja tjetër i tha: “O i dërguari i Allahut, ti na urdhërove sot me dhënë lëmoshë (sadaka), kurse burri im Ibn Mes’udi dhe djemtë e mi po thojnë se na jemi mëse (më meritorë) të nevojshëm për sadakanë tënde. Pejgamberi ﷺ ia ktheu: “Ata e kanë thënë të vërtetën, ata janë më parësorë (meritorë) për sadakanë tënde (sesa të tjerët).” [3]

Zëri i femrës nuk është avret, përpos medh’hebit hanbeli dhe disa të tjerëve thojnë se me kjo mesele ka kushte:
1. Nëse mashkulli kënaqet, ledhatohet (i rritet epshi) me zërin e femrës atëherë në këtë rast bën haram (mëkat).
Pra, e ndaluar është të ndiej kënaqësi me zërin e femrave të huaja (që nuk i ka mahrem).
2. Ndërsa, nëse nuk ndjen kënaqësi dhe nuk i ngritet epshi atëherë në këtë rast nuk llogaritet avret zëri i femrës. Sepse, gratë e sahabëve vinin tek Pejgamberi ﷺ dhe e pyesnin atë. Njashtu, edhe në kohën e sotit vinë gratë tek shtëpitë e ulemave për t’i pyetur ata në lidhje me problemet që i preokupojnë ato. Mirëpo, nëse ndien epsh përmes zërit të femrës, në këtë rast ndalohet dëgjimi i saj, të folurit, dhe nëse flet dhe dëgjon ka hyrë në haram në këtë rast.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani

—————————————-

[1] Buhariu: 282, Muslimi: 313

[2] Ebu Davudi: 287, Tirmidhiu: 128, Ibn Maxhe: 627

[3] Buhariu: 1426