Pyetja:

E ndiej një frikë se kah shkoj do të vdes. Qe 6 vjet jam në këtë gjendje. Kam qenë te hoxha që fryn me Kur’an dhe kam qenë te psikiatri dhe tash marrë barna, falem dhe lexoj Kuran në gjuhën arabe mirëpo prapë kam pengesa nga shejtani.

***

Përgjigja:

Në bazë të asaj që keni përmendur në pyetjen tuaj, ju me gjasë keni nevojë për kurim me Kuran. Nuk keni nevojë dhe as nuk mund të gjeni shërim te psikiatri për këso problematikash. Por, mund të ndodhë që te hoxha keni nevojë të shkoni më shpesh dhe terapia juaj mund të zgjasë më shumë, por megjithatë në Kuran është shërimi.

Allahu thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Isra: 82)

Shumë veprime tuajat tregojnë se keni cytje të vazhdueshme të shejtanit, për ç’gjë obligoheni të thoni: EUDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIRR-RRAXHIM (Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar!) dhe të pështyni tri herë nga krahu i majtë.Ju faleni namazin dhe falini edhe sunetet dhe mos lejoni që nga frika e të shajturit të braktisni sunetet se më vonë shejtani do t’ju bindë për braktisjen edhe të farzeve.

Shkoni te hoxha që lexon Kuran e jo te ndonjë fallxhor, apo të ngjashëm dhe kërkoni nga Allahu që t’ju shërojë, sepse vetëm në dorën e Tij është shërimi.
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku