Pyetja:

A bën që haxhi bedel për gruan të kryhet nga burri dhe anasjelltas?

***

Përgjigjja:

Të gjithë dijetarët kanë rënë në ujdi se mashkulli bën ta bëjë haxhin për femrën nëse shkon bedel për të dhe gjithashtu femra bën të shkojë bedel për mashkullin.

Kjo bazohet në hadithin e lartpërmendur të Pejgamberit ﷺ, kur erdhi një grua nga fisi Hath’am dhe tha: “O i Dërguar i Allahut ﷺ! Allahu ua ka bërë haxhin obligim robërve të Vet, kurse babai im është në pleqëri të thellë dhe nuk mund të qëndrojë mbi kafshë, prandaj a mund ta kryej unë haxhin për të? (Pejgamberi ﷺ) Tha: “Po”. [1]

Allahu e di më së miri.

Dr.Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] Buhariu, nr. 1513; Muslimi, nr. (1334) 407