Pyetja:
A ka ikamet për namazin e femrave?
***
Përgjigja:
Ezani dhe ikameti nuk është i ligjësuar për namazin e grave, por ato falen pa ezan dhe pa ikamet.
Ezani dhe ikameti është sunet për namazin e burrave, madje vetëm për namaze farze, kurse për namazin e vitrit, të teravive dhe në përgjithësi për namaze nafile (vullnetare) nuk është i ligjësuar as ezani dhe as ikameti.
Megjithatë nëse gruaja bën ikamet në namazin farz, apo falen bashkërisht me xhemat vetëm gra dhe bëjnë ikamet, nuk ka diçka të keqe.
Allahu e di më së miri.
Dr. Shefqet Krasniqi