Ikameti për namazin e femrave

58. I nderuar hoxhë! A ka ikamet për namazin e femrave?

Përgjigjja: Ezani dhe ikameti nuk është i ligjësuar për namazin e grave, por ato falen pa ezan dhe pa ikamet.

Ezani dhe ikameti është sunet për namazin e burrave, madje vetëm për namaze farze, kurse për namazin e vitrit, të teravive dhe në përgjithësi për namaze nafile (vullnetare) nuk është i ligjësuar as ezani dhe as ikameti.

Megjithatë nëse gruaja bën ikamet në namazin farz, apo falen bashkërisht me xhemat vetëm gra dhe bëjnë ikamet, nuk ka dert.

Allahu e di më së miri.