Pyetja:

Si duhet të falet gruaja që është shtatzënë dhe nuk mundet të bie në sexhde
apo në ruku?

***

Përgjigjja:

Si të ketë mundësi, nëse ka mundësi të bie në ruku dhe në sexhde mirë, por nëse nuk ka mundësi falet në këmbë, këndon Kuran, pastaj ulet në karrige, përkulet pak për ruku dhe më shumë për në sexhde duke qenë ulur në karrige, ndërsa gjatë leximit të Kuranit nëse ka mundësi duhet të qëndrojë në këmbë.

Nëse nuk ka mundësi le të falet ulur por rukunë dhe sexhden le t’i dallojë duke u përkulur në sexhde pak më shumë.

Muhamed Dërmaku