Pyetja:

Kam një shoqe, gjithnjë dalim së bashku dhe bisedojmë së bashku, por kur unë flas për Islamin, ajo lëshon muzikë në telefonin e vet dhe nuk po di çfarë të bëj. Unë nuk po kam qejf që ajo të dëgjojë muzikë, se po më mundon në zemër. Si të veproj?

***

Përgjigjja:

Ju përgëzojmë për interesimin që keni ndaj shoqes suaj.
Me këtë rast, ne ju këshillojmë që për të ndikuar te shoqja juaj duhet të zgjidhni situata dhe momente kur ajo do ta pranonte këshillën tuaj. Me fjalë të tjera, ju duhet ta kaloni hendekun që ajo vë në momentin që ju filloni t’i flisni për Islamin.

Mendojmë se në këtë është një gjë që do të ndikojë më shumë sesa vetë biseda. Mundohu që me sjellje t’ia tërheqësh vëmendjen dhe të kuptojë qëllimet e sinqerta nga ana jote. Bëhu zemërhapur, fol për problemet që e preokupojnë, por para kësaj bëhu dëgjuese e mirë për atë që flet ajo. Në momente kur atë e mundon ndonjë gjë apo has në ndonjë vështirësi, ndihmoji dhe vëre veten në shërbim të saj. Me këto të gjitha, krahas shpërblimit që do të fitosh nga Allahu i Lartësuar, do të krijoni një miqësi të sinqertë dhe pas kësaj edhe ajo do të jetë më e përkushtuar ndaj asaj që ti i flet. Mos hap tema direkte nga të cilat ajo bezdiset, si për shembull rreth Islamit dhe këshillave se si duhet të jetojë muslimania, por mundohu që të jenë biseda të shkurtra të rastit, që në një aspekt ajo do të pajtohet me ty.

Për fund, lus Allahun e Lartësuar t’ju shpërblejë për mundin dhe t’ju japë sukses që të ndikoni në përmirësimin e shoqes suaj.

Alaudin Abazi