Pyetja:

Nëse është falur ikindia me xhemat dhe kjo të ka ikur, a lejohet që pas kësaj ta falësh ikindinë me xhemat tjetër apo duhet të falemi veç e veç, jam në dilemë për këtë?

***

Përgjigjja:

Me pajtimin e të gjithë imamëve është e urrejtur të falet namazi me xhemat dy herë ngase mund të ndodh ndonjë fitne (p.sh. njerëzit ta vonojnë namazin me qëllim që ta lënë me xhematin e dytë) e nëse nuk frikohen prej kësaj lejohet.

Hussein Serraxh