Pyetja:
Do të isha shumë mirënjohës nëse ju përgjigjeni pyetjeve të mia:
Pyetja 1: A mund të më thoni se kush ka më shumë të drejtë për të udhëhequr namazin dhe a mund ta mbështesni atë me Kuran dhe hadithe gjithashtu?
Pyetja 2: Kur jemi duke bërë dhikrin a është në rregull të themi (ila-Allah) dhe çfarë do të thotë?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Kush duhet ta udhëheqë namazin?
Ai që e meriton më së shumti udhëheqjen e namazit është ai që ka më shumë njohuri për rregullat e namazit dhe ka mësuar përmendësh më shumë Kur’an.
Ebu Mes’ud el-Ensari ka thënë: I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njerëzit duhet të udhëhiqen në namaz nga ai që ka më shumë njohuri për Librin e Allahut; nëse janë të barabartë në diturinë e Kuranit, atëherë pas atij që ka më shumë njohuri për Sunetin.” [1]
Ajo që nënkuptohet me “ai që ka më shumë njohuri për Kur’anin” nuk është ai që mund ta recitojë atë më bukur, por ai që ka mësuar përmendësh më shumë nga Libri i Allahut. Këtë e tregon hadithi i Amr ibn Seleme, i cili ka thënë: “Unë i mësoja përmendësh ato fjalë – domethënë Kur’anin – dhe më dukej sikur më kishte zënë rrënjë në zemrën time. Kur u pushtua Meka, atëherë çdo fis nxitoi për të pranuar Islamin, dhe babai im e nxiti fisin tonë që të shpejtojë në pranimin e Islamit. Kur babai im u kthye (nga Pejgamberi ﷺ) në fisin e tij, ai tha: “Pasha Allahun, unë kam ardhur te ju nga Profeti i vërtetë ﷺ!” Profeti ﷺ më pas u tha atyre: “Falni filan namazin në filan kohe dhe kur të bëhet koha e namazit, atëherë njëri prej jush le të shqiptojë ezanin (për namaz) dhe le ta udhëheq namazin ai prej jush që e njeh më shumë Kur’anin.” Kështu ata kërkuan një person të tillë dhe nuk gjetën asnjë që dinte më shumë Kuran se unë, për shkak të asaj që mësoja nga njerëzit. Kështu ata më bënë imam të tyre (për të udhëhequr namazin) dhe në atë kohë isha një djalë gjashtë apo shtatë vjeç.” [2]
Ne themi se është thelbësore që imami t’i dijë rregullat e namazit, sepse ai mund të bëjë diçka, si për shembull, të mos e prishë abdesin ose të humbasë rekatin dhe të mos dijë se çfarë të bëjë për këtë, në këtë rast ai do të bënte një gabim dhe do të bënte që namazin e të tjerëve të ishte i papërsosur ose krejtësisht i pavlefshëm.
Duke u bazuar në hadithin e cituar më sipër, disa nga dijetarët thanë se ai që ka më shumë njohuri për fikhun duhet t’i prijë namazit.
Neveviu ka thënë:
“Maliku, Shafiu dhe shokët e tyre thanë se ai që ka më shumë njohuri për fikhun duhet të ketë përparësi ndaj atij që di më shumë Kuran, sepse ajo që ka nevojë për recitim dihet, por ajo që ka nevojë për fikh mund të mos jetë e qartë. . Gjatë namazit mund të lindë ndonjë çështje ku vetëm një person që ka njohuri të plotë të fikhut do të mund të dijë gjënë e duhur për të bërë. Ata thanë se kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ i tha Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të) që ta kryejë namazin në vend të kujtdo tjetër, edhe pse ai ﷺ kishte thënë se të tjerët kishin më shumë njohuri për Kuranin se ai. Por disa e përgënjeshtruan këtë pikë duke cituar hadithin që thoshte se sahabët që kishin më shumë njohuri për Kuranin ishin gjithashtu ata që kishin më shumë njohuri për fikhun. Por ekziston një hadith tjetër sipas të cilit Profeti ﷺ ka thënë: “Nëse ata janë të barabartë në diturinë e Kuranit, atëherë ai që ka më shumë njohuri për Sunetin”, që tregon se atyre që kanë më shumë njohuri për Kuranin duhet t’u jepet përparësi në të gjitha rastet. [3]
Edhe pse Neveviu kundërshtoi me imamin e tij Shafiun në lidhje me interpretimin e hadithit, fjalët e tyre ilustrojnë parimin bazë se nuk kishte asnjë nga sahabët që kishte njohuri të mira të Kuranit, por nuk ishte në dijeni në vendimet e Sheriatit, siç është rasti i shumë njerëzve në ditët e sotme.
Ibn Kudameh ka thënë:
“Nëse njëri prej tyre ka më shumë njohuri për rregullat e namazit, dhe tjetri ka më shumë njohuri për çështjet e tjera përveç namazit, atëherë duhet t’i jepet përparësi atij që ka më shumë njohuri për namazin.” [4]
Komisioni i Përhershëm tha:
“Nëse kjo kuptohet, atëherë nuk i lejohet atij që është injorant që ta kryejë namazin, përveç nëse i prin të tjerë si ai, nëse nuk ka njeri që është më i aftë për ta udhëhequr namazin.” [5]
A ka ndonjë dhikër që quhet “ila-Allah”?
Ne nuk e kuptojmë se çfarë nënkuptohet në pyetje. Shprehja “ila-Allah” nuk është dhikër më vete dhe nuk përmendet në asnjë dhikër më vete. Përkundrazi vjen si pjesë e një fraze tjetër; La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (S’ka të adhuruar përveç All-llahut, Një dhe i pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i plotfuqishëm mbi çdo send.) Dhe shfaqet në shumë dhikre të tjera.
Dhe Allahu e di më së miri.
islamqa.info
—————
[1] Muslimi (1530)
[2] Buhariu (4051)
[3] Sherh Muslim (5/177)
[4] El-Mughni (2/19)
[5] Fetaua Islamije (1/264)