Pyetja:

Siç është e ditur, surja El Ihlas është e barabartë me një të tretën e Kuranit në shpërblime dhe mirësi, pra nëse njeriu e lexon këtë sure, tri ose katër herë, a e arrin shpërblimin e hatmes së plotë të Kuranit?

***

Përgjigjja:

S’ka dyshim se mirësitë e Allahut janë të shumta! Edhe pse është është vërtetuar hadithi që tregon se leximi i sures ihlas është i barabartë me një të tretën e Kuranit në mirësi dhe shpërblim, pa dyshim se lexuesi i kësaj sureje tri herë e arrin shpërblimin e hatmes së kuranit.

Por nuk duhet të harrojmë diçka, se muslimani vazhdimisht duhet të përkujtojë Allahun dhe të lexojë nga libri i Tij sa më shumë të mundet, të bëjë punë të mira sa të ketë mundësi, duke shpresuar nga Allahu shpërblimin.

Pyetja e shtatë e fetvave me nr (687)

Komisioni i dijetarëve për fetva dhe kërkime

Abdullah bin Munië

Abdullah bin Gudejan

Abdu-Errazak Afijfi.

Përktheu: Muhamed Estrefi