Pyetja:

Jam një motër me mbulesë dhe desha ta di se a lejohet t’i lyej flokët (me i shatirat)?

***

Përgjigja:

Marrë në përgjithësi, lyerja e flokëve është e lejuar si për meshkujt ashtu edhe për femrat, madje për femra disa dijetarë kanë thënë është e preferuar, por me kusht që të pajtohet burri, nëse është e martuar. E nëse nuk është e martuar, ajo ka të drejtë pa pyetur askënd.

Ndërsa sa i përket ngjyrës së zezë, ka hadithe që e ndalojnë lyerjen e flokëve me ngjyrë të zezë.

Xhabiri r.a. thotë: “Erdhi Ebu Kuhafe (babai i Ebu Bekrit) në ditën e çlirimit të Mekës, ndërsa flokët dhe mjekra e tij ishin të zbardhura. Pejgamberi [ﷺ] tha: “Ndryshojani këtë (të thinjurën) me ndonjë ngjyrë, e largojuni ngjyrës së zezë.” [1]

Kjo është e urryer–mekruh për shumë ulema, si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Mirëpo nëse i shton ngjyrës së zezë ndonjë substancë e cila e zbut të zezën sadopak apo e ndryshon pak nga ngjyra e zezë origjinale, atëherë lejohet inshaAllah.

Gjithashtu me lyerjen e flokëve nuk duhet të synohet imitimi i jobesimtarëve, artistëve apo këngëtarëve, ngase Pejgamberi [ﷺ] ka thënë: “Kush i ngjason një populli, ai është prej tyre.” [2]

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] Muslimi, nr. (2102) 78; Ebu Davudi, nr. 4204.

[2] Muslimi, nr. (2102) 79.