▪️Nata e Ragaibit është nata e xhumasë së parë e muajit Rexhep, të cilës i është shpikur një mirësi e pavërtetë.

▪️Në lidhje me mirësinë e saj përmendet shpesh herë një hadith i trilluar:
“Kush agjëron të enjten e parë të muajit Rexhep dhe pastaj fal mes akshamit dhe jacisë 12 rekate …, i falen të gjitha gjynahet edhe nëse i ka sa: shkuma e detit, numri i grimcave të rërës, pesha e maleve, numri i gjetheve dhe ndërmjetëson ditën e kiametit për shtatëqind veta prej të afërmëve të tij për të cilët është bërë detyrë zjarri.”
El-Hafidh El-Iraki, dijetari i njohur i kësaj fushe të dijes, në lidhje këtë hadith, thotë: Ky hadith është i trilluar, i shpikur (dmth: jo i thënë nga Profeti -alejhi selam-).

▪️Ndërsa në lidhje me kohën shfaqjes së kësaj mirësie të imagjinuar, dijetari i madh nga Andaluzia Ebu Bekr Et-Turtushi (i vdekur në vitin 520 H) në librin e tij “Shpikjet dhe Bidatet” ka thënë:
“Një burrë me emrin Ebu Muhamed El-Makdisi nga Xhamia Aksa më ka treguar: Përsa i përket namazit të Ragaibit nuk është shpikur te ne në Xhaminë Aksa veçse pas vitit 480 të hixhretit. Para kësaj kohe, as kemi parë dhe as kemi dëgjuar për të”.

Dr. Abdullah Nabolli