Përgjigje: Grave lehone, nëse vazhdon të del gjaku edhe pas katërdhjetë ditëve, duke mos ndryshuar, nëse këto ditë qëllojnë me një datë me datën e hajzit të zakonshëm që ka pasur më parë, atëherë është hajz.

E nëse nuk qëllojnë me një datë, për këtë dijetarët janë ndarë në mendime:

  • Disa prej tyre kanë thënë: Lahet, pastaj falet dhe agjëron edhe nëse i rrjedh gjaku, sepse ajo në këtë rast konsiderohet mustehada.
  • E të tjerët kanë thënë: Ajo mbetet si lehonë derisa t’i përmbushë gjashtëdhjetë ditë, sepse ka ndodhur që disa gra të kenë lehoninë deri në gjashtëdhjetë ditë. Kjo është realitet, sepse ka mjaft gra që kanë pasur lehoni të atillë.

Duke u bazuar në këtë, themi se ajo mbetet si lehonë derisa t’i përmbushë gjashtëdhjetë ditë.

Nëse edhe pas kësaj i vazhdon, atëherë në orarin e hajzit që ka pasur më parë ajo konsiderohet si në hajz, ndërsa jashtë orarit të hajzit konsiderohet si mustehada.


/Shejh Uthejmini/