Pyetja:

A është e domosdoshme t’i tregojë burri gruas se do të martohet me një grua të dytë?

***

Përgjigjja:

Dijetarët kanë thënë se burri nëse dëshiron që të martohet me grua të dytë, nuk e ka detyrë që të lajmërojë të parën dhe nuk është nga kushtet e martesës me të dytën. Por mirë është që ta lajmërojë me qëllim që ta qetësojë bashkëshorten e parë dhe të largojë konfliktet dhe problemet që mund të lindin më pas. Ai që vendos të martohet me të dytën duhet që të këshillohet me njerëz që kanë dituri në këtë çështje dhe i njohin rregullat ashtu siç duhet, sepse çështja nuk është aq e lehtë sa mendojnë shumë nga vëllezërit. Allahu e di më së miri.

Irfan Tota