Pyetja:
Pasi të thirret ikameti për namaz a lejohet t’i këshillojmë xhematin për drejtimin e safave?
***
Përgjigjja:
Të flasësh rreth çështjeve që kanë të bëjnë me namazin mbas ikametit dhe para tekbirit hyrës, si drejtimi i safave dhe gjëra të tjera, është e urdhëruar me sheriat. Por, nëse s’ka të bëjë me namazin, atëherë është më mirë t’i shmangemi, me qëllim që të përgatitemi për hyrje në namaz dhe nga respektimi për të.
Shejh AbdulAziz bin Baz, “Fetaua Islamije”, vëll.2, faqe 129