Pyetja:

Po kam probleme me urinim te shpeshtë nga pak, po që e prishin abdesin për namazin tjetër. Edhe pse kam përdor çajra nuk kam arritur të shërohem, kur vjen koha e jacisë po duhet me marr abdes
dy herë njëherë për namazin e jacisë e pastaj për namaz të vitrit. A kishë bo me të njëjtin abdes të i fal të dyja namazet edhe pse po kam pika urinimi pas abdesit ose në fillim të namazit. Si të veproj? 

***

Përgjigjja:

Nëse jeni me problem të vazhdueshëm të urinimit dhe nuk mund ta mbani abdesin, obligoheni të merrni abdes një herë për çdo namaz dhe gjatë kohës së atij namazi vlen ai abdes edhe për namaze të tjera nafile si dhe lexim të Kuranit etj. Në momentin kur hyn koha e namazit tjetër pasues, abdesi prishet dhe duhet të përsëritet edhe nëse nuk ka ndodh lirimi i gazrave, apo të ngjashme. Në rastin që ju keni përmendur, me abdesin që merrni për namazin e jacisë mund ta falni edhe vitrin pa problem. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku