Ricaktimi i veprave të njerëzve në Natën e Kadrit

106. I nderuar hoxhë! A është e vërtetë se në Natën e Kadrit bëhet rishkrimi, ricaktimi i veprave të njerëzve, se çka do të ndodhë?

Përgjigjja: Kjo natë ka veçori dhe specifika të shumta. Prej vlerave të saj është se në këtë natë caktohet dhe vendoset se çfarë do të ndodhë brenda një viti, bazuar në ajetin kur’anor:

“Në atë (Natën e Kadrit) vendoset  çdo punë e urtë.” (Duhan: 4)

Është transmetuar nga Ibën Umeri, Muxhahidi, Dahaku dhe shumë ulema (dijetarë) të tjerë se në Natën e Kadrit zbresin shënimet nga Levhi Mahvudhi tek melekët si dhe caktimet (kaderet).

Në to ceken exhelet, furnizimet, kush ka për lindur, kush ka për të vdekur si dhe çdo gjë që do të ndodhë brenda një viti[1].

Allahu e di më së miri.

Dr.Shefqet Krasniqi

————————————————————

[1] Tefsir Ibn Kethir, 4/137.