Pyetja:

Sa është autentik hadithi: “Të qeshurit e vdes zemrën dhe e largon dritën nga fytyra”? Dhe a është e vërtetë se Pejgamberi ﷺ ka qeshur, derisa iu kanë dukur dhëmballët e tij?

***

Përgjigjja:

Hadithi autentik është: “Ruhuni nga të qeshurit e tepërt, pasi, më të vërtetë, ajo e vdes zemrën.” Ky është hadith autentik, ashtu siç e kam përmendur në “es-Sahih el-Musned mimma lejse fis-Sahihajn”.

Është transmetuar në mënyrë autentike se Pejgamberi ﷺ ka qeshur aq sa i janë dukur dhëmballët e tij, mirëpo ajo nuk ishte diçka që ndodhte shpesh, por vetëm ndonjëherë. Përndryshe, Pejgamberi ﷺ vetëm buzëqeshej.