Pyetja:
Cili është gjykimi i atij që shkarkon disa ligjërata nga interneti, pastaj i kopjon dhe ua shpërndan të rinjve për të përhapur davetin dhe që përfitimi (i ligjëratës) të arrijë më shumë njerëz? A konsiderohet kjo si shkelje e të drejtave të të tjerëve?
***
Përgjigjja:
Parimi bazë është që adminat e faqeve e vendosin këtë material në faqet e tyre të internetit që njerëzit ta dëgjojnë dhe të përfitojnë prej tij. Disa ofrojnë mjetet e shkarkimit dhe regjistrimit të tyre, kështu që kjo konsiderohet si leje prej tyre për t’i kopjuar ato.
Bazuar në këtë, nuk ka asgjë të keqe që këto ligjërata të shkarkohen dhe të regjistrohen, dhe t’u shpërndahen të rinjëve dhe të tjerëve, përkundrazi kjo është një vepër e dobishme dhe e drejtë sepse është thirrja e njerëzve tek Allahu dhe bashkëpunimi në mirësi. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush i thërret njerëzit në udhëzim të drejtë, do të ketë një shpërblim si ai i atyre që e pasojnë atë, pa u pakësuar aspak nga shpërblimi i tyre. Dhe kushdo që i thërret njerëzit në humbje, do të ketë një barrë mëkati si ajo e atyre që e pasojnë atë, pa u hequr aspak nga barra e tyre.” [1]
Nuk lejohet të përpiqeni të shkarkoni ligjërata nga faqet që nuk e lejojnë këtë, sepse kjo është shkelje e të drejtave të të tjerëve që kanë shkruar, përpiluar, shpikur etj (d.m.th., të drejtat e autorit); Këto janë të drejta që mbrohen, siç thuhet në deklaratën e Këshillit të Fikhut Islamik:
“Së pari: emrat tregtarë, emrat e kompanive, markat tregtare, shkrimet dhe shpikjet janë të gjitha të drejta autoriale të pronarëve ose autorëve të tyre, të cilët në praktikën moderne kanë fituar vlerë monetare. Këto të drejta respektohen nga sheriati dhe nuk lejohet të shkelet kundër tyre. E drejta e autorit dhe shpikësit është e mbrojtur në Islam.
….
Së treti: pronari i këtyre të drejtave ka të drejtë t’i disponojë ato dhe askush nuk duhet t’i shkelë ato.” [2]
Dhe Allahu e di më së miri.
islamqa.info
——————–
[1] Muslimi, 2674, nga hadithi i Ebu Hurejres.
[2] Konferencës e pestë, Kuvajt, 1-6 Xhumada el-Evuel 1409 Hixhri / 10-15 dhjetor 1988 të erës sonë.