Pyetja:

Banorët e lagjes dhuruan pasuri për të ndërtuar një xhami, por ne nuk arritëm ta ndërtonim për arsye të ndryshme. Ka kaluar një vit i plotë hixhri: a është obligim dhënia e zekatit për këtë pasuri?

***

Përgjigja:

Falënderimi i takon Allahut.

Pasuria që është ndarë për një interes publik, siç janë xhamitë apo për t’u dhënë të varfërve, nuk i nënshtrohet zekatit, sepse nuk është në pronësi të një individi të caktuar.

Neveviu ka thënë: “Nëse bagëtia është ndarë për një interes publik, si të varfërit, xhamitë, luftëtarët në rrugën e Allahut, jetimët dhe të ngjashme , atëherë nuk obligohet zekati, sepse nuk i përket një individi të caktuar.” [1]

Po ashtu ka thënë: “Nëse frytet e një kopshti ose të korrat e tokës janë vakëf, që do të thotë se ato ndahen për interes publik, si xhamitë, urat, shkollat, të varfërit, luftëtarët në rrugën e Allahut, udhëtarët, jetimët, vejushat dhe të ngjashme, atëherë nuk obligohet zekati për to… Nëse i është dhënë një individi të caktuar, ose një grupi të caktuar njerëzish, ose për shembull  për fëmijët e Zejdit, atëherë i takon dhjetë për qind (si zekat) dhe nuk ka dallime të mendimit të dijetarëve në lidhje me këtë, sepse ata i posedojnë frutat dhe të korrat në një kuptim të plotë, dhe ata mund t’i disponojnë ato në të gjitha mënyrat.” [2]

Në El-Furoo’ thuhet: “Nuk ka zekat për një vakëf që nuk i ndahet një individi të caktuar, apo për një vakëf që ndahet për xhamitë, shkollat, postat kufitare dhe të ngjashme.”

Shejh Ibn Bazi u pyet:

‘Kam një shumë të dhuruar nga disa njerëz të mirë për ndërtimin e një xhamie dhe i kam tash e më shumë se një vit. A obligohet zekati për to apo jo?

Ai u përgjigj: “Nuk obligohet fare zekati, sepse ata njerëz e dhanë atë për rrugën e Allahut. Por ju duhet të nxitoni për të përmbushur dëshirat e tyre në lidhje me të.” [4]

Pra, nuk ka zekat për paratë që janë mbledhur për të ndërtuar një xhami.

Dhe Allahu e di më së miri.

Marr nga: islamqa.com

——————

[1] El-Mexhmu (5/311)

[2] El-Mexhmu (5/483)

[3] El-Furoo’ (2/336)

[4] Mexhmu’ el-Fetva (14/37)