Pyetja:

Djali im, shoqërohet me shokë të këqij, çfarë këshille i jepni?

***

Përgjigjja:

Këshilla ime për të dhe të tjerët është, që të mos shoqërohen vetëm se me besimtarët. Allahu i Madhëruar, kur na flet për banorët e zjarrit, momentin e parë kur hyjnë në të, gjithsecili kërkon për shokun e vet, sepse në atë zjarr nuk ka përfunduar vetëm se nëpërmjet shokut të keq.

Allahu i Madhëruar tregon duke thënë: “Dhe jobesimtarët do të thonë: “O Zoti ynë, na i trego ata xhinde dhe njerëz, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shkelim me këmbët tona e t’i poshtërojmë!” (Fussilet: 29) Këtu janë për qëllim shokët (e këqij).
Për këtë arsye, shoku nuk i bën dobi shokut të vet ditën e gjykimit vetëm nëse ka qenë besimtarë.

Allahu i Madhëruar tregon për shoqërinë e keqe duke thënë: “O shkatërrimi im, ah sikur të mos e kisha bërë filanin shok! Me të vërtet, ai më largoi mua nga rruga e drejtë, pasi që unë e gjeta atë.” (Furkan, 2829)

Ebu Hurejra përcjell se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj keni kujdes se me kë shoqëroheni.” [1]

Imam Euzaiu thoshte: Shoku është (si) arrna (e rrobës) tek ti. Prandaj shoku i mirë është permiresues, shoku i devotshëm të shtyn drejt të mirës. Arabët thonin: Shoku është tërheqës. Gjithashtu kanë thënë: Më thuaj me kë shoqërohesh, të të them se kush je.

Njeriu i mençur, shoqërohet në këtë botë me një shok qe i sjell dobi në ditën e gjykimit. Ështe saktësuar në një hadith të Profetit ﷺ, se një njeri Zoti do të urdhërojë ta fusin në zjarr, ndërkohë që ai kishte pasur një shok në dunja i cili shkon dhe i kërkon Zotit dhe i përgjërohet duke iu lutur e duke i thënë: O Zot, filani ishte shoku im, faleshim bashkë, agjëronim bashkë dhe prishnim iftarin bashkë. Mua më ke futur në xhenet ndërsa atë, në zjarr. Allahu i Madhëruar i thotë: Shko merre shokun tënd dhe futu me të ne xhenet.

Për këtë arsye, njeriu mund të fitojë xhenetin për shkak të një shoku me të cilin është shoqëruar në këtë botë. Prandaj mos u shoqëro vetëm se me dikë që është më i ngritur se ti në fe dhe në dije, e nëse ndodh që shkujdesesh gjatë jetës tënde, mbase Allahu të bën dobi me të (në ditën e llogarisë).

Mesh’hur Hasen Al Selman

Përktheu: Fatjon Idrizi

———————-

[1] Tirmidhiu dhe Ebu Davudi