Pyetja:
Si bëhet shpagimi nëse ndodh dëmtimi i pronës së dikujt?
***
Përgjigjja:
Kur ngarkohesh me një amanet, atëherë prishja, dëmtimi i amanetit vetvetiu pa ndikim tënd, nuk ke përgjegjësi edhe nuk e kompenson, ndërsa nëse është me ndikimin tënd apo pakujdesinë tënde, obligohesh me kompensim.
Kur kanë folur dijetarët për këtë çështje, megjithëse atëherë nuk kanë pasur vetura, ka pasur kuaj, deve, gomar, mushka, si mjete transporti. Pra nëse e huazon ose merr me qera një kali, për një kohë apo udhëtim, dhe e ngarkon mesatarisht dhe ai ngordhë rrugës, ti nuk obligohesh me kompensim, ndërsa nëse e ngarkon kalin ma shumë se që duhet. Pra edhe makina është njëjtë me shembullin e kalit. Makinën të cilën e ke marrë me qira, nëse e përdor rëndom ashtu siç e përdor makinën tande dhe nëqoftëse të bllokon, ti nuk ke kompesim. Fetarisht nuk ke gjynah, s’ke asnjë obligim. Por nëse e keqpërdor, atëherë ti je mëkatar dhe zullumqar. Ke shkaktuar padrejtësi, sepse e ke dëmtuar pronën e tjetrit. Duhet ta ruajmë pronën e huaj.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.