Pyetja:
Si është puna me atë që shanë jetën kur të nevrikoset apo ngushtohet jeta e tij, kërkojmë prej jush të na sqaroni këtë?
***
Përgjigjja:
Nuk lejohet që njeriu, kur t’i ngushtohet jeta ta shanë jetën, ngase i Dërguari, ﷺ, përcjell nga Zoti dhe ka thënë: “Më fyen biri i Ademit, e shan kohën e Unë jam (që sundoj) kohën, në Dorën Time e rrotulloj natën e ditën”. Po ashtu është vërtetuar nga i Dërguari, ﷺ, të ketë thënë: “Mos e shani kohën, ngase Ai, Allahu është koha”. Pra ai e udhëheq kohën, e njeriu kur të sprovohet me ndonjë sprovë duhet të ketë durim, të shpresojë shpërblim ngase Allahu ka urdhëruar për durim.
Allahu i ka thënë të Dërguarit, ﷺ: “Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.” (Hud: 49)
Ta dijë njeriu se çdo fatkeqësi në këtë botë vetëm se ka edhe më të madhe, e kur ta di këtë i lehtësohet atij fatkeqësia.
Shejh Ibn Uthejmin, Revista Dave, numër 1757, faqe 45.
Përktheu: Shpend Zeneli