Pyetja:

Ka vite që bëj dua të më largohet hasedi dhe smira që ndiej për të tjerët. Çfarë këshilla më jepni që t’i heq këto sëmundje nga zemra?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Shkaqet:

Shkaqet që çojnë njeriun në hased janë katër, siç i kanë përmendur disa dijetarë në librat e tyre:

1. Urrejtja për personin në momentin që vihet re një mirësi e tij apo kur falënderohet prej njerëzve.

2. T’i vijë e rëndë nëse i jepet përparësi dikujt ndaj tij.

3. Frika se mos i humb diçka nga ajo që gëzon.

4. Natyra e keqe, tipi i tillë.

Shërimi:

1. Të kujtojë se hasedi është i ndaluar.

2. Ta angazhohet në hajr.

3. Të kuptojë se s’i sjell hajër po e dëmton atë të parin.

Mburoja:

1. Kërko mbrojte Allahut të të ruajë prej hasetit. Gjëja më e bukur: El Felek, duatë, dhikri i mëngjesit dhe darkës.

2. Devotshmëria, frika ndaj Zotit.

3. Durimi ndaj personit, mos ta sulmojë atë në asnjë mënyrë.

4. T’i mbështet Allahut, pasi ka bërë shkaqet.

5. Boshatisja e zemrës ndaj interesimit për të.

6. T’i kthehet Zotit të Tij, të merret me Allahun se sa të merret me njerëzit.

7. Pendim prej gjynaheve.

8. Sadekaja dhe bamirësia.

9. Bamirësia ndaj personit në fjalë.

10. Realizimi i teuhidit.

11. Fshehja e mirësive.

Për sinqeritet:

Duaja e njohur: Allahume inij eudhu bike en ushrike bike ue ene aelem ue estagfiruke lima la aelem.

Ose duaja e Umerit : Allahume ixhal amelij kulehu salihan liuexhike khalisan la li ehadin fihi minhu sheja.

Kundër mendjemadhësisë:

1. Prano të vërtetën ngado që të vijë.

2. Mos nënçmo njerëzit.

Nëse i bën këto, d.m.th: je i ruajtur

Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja