Pyetja:

Si mund ta kënaq burrin tim përderisa jam e martuar sepse nuk kam as pak epsh ndaj tij dhe kjo gjë e nevrikos atë shumë ngase nuk mund t’i kënaqë epshet e tij. Nganjëherë për tallje më thotë se do ta marrë një grua tjetër sepse unë nuk kam ndjenja dhe ia bëj ‘bajat’ fjetjen me mua dhe nuk mund ta tërheq.

***

Përgjigjja:

Motër e nderuar: Me të vërtetë gruaja është e obliguar prej Allahut që ta kënaqë burrin e saj në çdo aspekt. Nuk ka obligim më të madh, pas obligimit që ke ndaj Allahut, se sa obligimin që ke ndaj burrit tënd. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Sikur ta kisha urdhëruar dikënd për t’i bërë sexhde  dikujt do ta kisha urdhëruar gruan për t’i bërë sexhde burrit të saj”. Ndërsa, në një hadith tjetër ai ka thënë: “Burri është xheneti yt apo zjarri yt”.
Këto hadithe tregojnë për respektin dhe vlerën që duhet ta ketë  gruaja për burrin e saj.
Edhe pse pakënaqësia e jote dhe mosepshi yt me burrin tënd ka shumë shkaqe që shkaktojnë rezultatin e asaj që je ti në të, ti nuk ke përmend asnjë shkak që të ka sjellë deri në këtë gjendje e që ato kanë mundësi të jenë të shumta, por megjithëatë ne do të këshillojmë në disa gjëra ndoshta Allahu të bën dobi me to.

1. Duhet të durosh. Allahu thotë: ”Ndodh që Allahu të ju jap juve shumë të mira në atë që e urreni ju.”
2. Ka mundësi që ky të jetë problem mjekësor që duhet të këshillohesh me mjekun për këtë çështje.
3. Njerëzit në epshin e tyre nuk janë të njejtë ka mundësi që dikush të jetë më i nxehtë në epshin  e tij ndërsa dikush të jetë më i ftohtë, pastaj epshi ka mundësi të jetë një fazë që tejkalohet, andaj të porosis që edhe nëse nuk ndien epsh të shtiresh sikur ti ndien, në mënyrë që ta kënaqësh burrin tënd.
4. Të mundohesh gjithmonë dhe të mendosh gjithmonë të gjesh anët pozitive që i ka burri yt dhe t’ia përmendësh ato dhe t’i duash ato gjëra pozitive që i ka në mënyrë që të shtohet dashuria mes jush.
5. Largohu nga kjo sepse ky është një mëkat që ti ke rënë në të dhe duhet t’i lutesh Allahut me pendim të sinqertë  që të largojë nga ky mëkat.
6. Ta lutësh Allahun që ta shtojë dashurinë tënde ndaj burrit tënd dhe ta largosh mendjen nga të menduarit për dikënd tjetër.
7. Mos ta refuzosh burrin tënd në asnjë mënyrë kur ai të thërret për t’u kënqur me ty. Pejgamberi ﷺ, thotë: ”Nëse një grua e thërret burri i saj që të bëjë marrëdhënie dhe ajo nuk i përgjigjet (pa pasur shkak) atë do ta mallkojnë melaiket deri sa të zgjohet.” Ki kujdes motër e nderuar që mos të biesh në mallkimin e melaikeve.
8. Mundohu që të mbjellësh në shpirtin tënd dashurinë ndaj burrit tënd, sepse përmes dashurisë ndaj burrit tënd arrin dashurinë dhe kënaqësinë e Allahut.
9. Zbukurohu për burrin tënd e në veçanti kur dëshironi të keni marrdhënie.
10. Dije se pakënaqësia mes burrit dhe gruas është njëra ndër shkaqet kryesore për përhapjen e mëkateve. Mundohu që mos të jesh ti shkak që burri yt pastaj të bie në ndonjë mëkat.
11. Duhet edhe burri yt të ia ketë frikën Allahut që mos të jetë ai shkak për pakënaqësinë tënde.
Allahu e din më së miri.

Shaban Murati