Pyetje: Si të mbrohem prej mendimeve të këqija?

Përgjigje: Mendimet e këqija janë produkt i shejtanit dhe ka rregulla se si të mbrohemi prej tyre. E disa prej njerëzve qëllimisht i mbjellin këto mendime duke paragjykuar për të tjerët, pastaj kur futen thellë në botën e mendimeve negative kërkojnë shkakun dhe nuk shohin se shkaku ishte vetja e tyre duke i kultivuar këto mendime.

Sa u përket mendimeve të këqija që për Allahun vijnë ato duhet injoruar dhe bëhu i bindur se rezistenca jote kundër mendimeve të këqija dhe mosbindja ndaj tyre, tek Allahu llogaritet një lloj  lufte (xhihadi) që për të  Allahu shpërblen.

Përsëri ne nuk duhet t’i dëshirojmë mendimet e këqija, por nëse vijnë dhe ti i urren, dije se ky është një ibadet. Mendimet e këqija janë vepër e shejtanit që mundohet me të zhvendos prej rrugës së drejtë, por mendimi i mirë dhe bindja në Allahun, me lejen e Tij këto mendime largohen.

Hoxhe Enis Rama