Pyetja:
Kur të shkoj për të propozuar një vajzë, si mund t’i flas asaj, në mënyrë që të njoh bindjet e saj, devotshmërinë e saj, karakterin e saj dhe zakonet e saj? Dhe a është e lejuar për mua që të ulem me të?
***
Përgjigjja:
Është e lejuar për kërkuesin (e martesës) që ta shikojë gruan të cilën është duke e propozuar, por pa qenë vetëm me të (pra takohen në publik dhe vajza duhet të jetë e shoqëruar nga babai, axha ose vëllau apo nga cilido kujdestar i saj), sepse Suneti është transmetuar autentikisht prej Pejgamberit ﷺ për këtë qëllim. Ai mund ta pyes atë dhe kujdestarin e saj në lidhje me çfarë është e rëndësishme tek ai përkitazi me çështjet që lidhen me martesën.
Ish-muftiu i Arabisë Saudite, Shejh Abdul Aziz Ibn Baz
Përktheu: Suad Shabani