Pyetja:
Një burrë i devotshëm u martua me një grua të devotshme dhe (pas një kohe) vdiq. Pastaj, ajo u martua me një burrë tjetër i cili, po ashtu, ishte i devotshëm dhe (pas një kohe) vdiq. Kështu, a do të jetë kjo vejushë bashkëshorte e burrit të parë (në Xhenet), apo e të dytit? Dhe a i ka ndodhur diçka e këtillë ndonjërit nga sahabët (e Muhamedit ﷺ)?
***
Përgjigjja:
Po, kjo ka ndodhur gjatë kohës së Sahabëve, kur njëri prej tyre u martu me një grua burri i së cilës kishte vdekur dhe, më vonë, edhe ai vdiq e pastaj i treti u martua me atë grua dhe më pas edhe ky vdiq. Pra, kjo ka ndodhur shpesh prek kohës së sahabëve deri në kohën e sotme. Sa i përket asaj se cilit nga dy burrat do t’i takojë asaj (në Xhenet), atëherë qe përmendur në një hadith nga Umm Habibeh të ketë thënë: “O i Dërguar i Allahut, një grua mes nesh kishte dy bashkëshortë. Kur ajo të vdesë me dy bashkëshortët e saj, bashkëshorte cilit do të jetë të parit, apo të fundit?” Pejgamberi ﷺ tha:”Ajo do të mund të zgjedhë. Ajo do ta zgjedhë atë, sjellja dhe qëndrimi i të cilit ishte më i mirë ndaj saj, ashtu siç ishte ndaj saj në dunja (para vdekjes) dhe ai do të jetë bashkëshort i saj në Xhenet. O Umm Habibeh, qëndrimi (morali) i mirë sjell më të mirat e kësaj dhe të botës tjetër” [1].
Muhamed ibn Abdilah es-Subejjel Fetaua ue Resa’il Mukhtareh, faqe 545-546
——————————————–
[1] Et-Teberanij në El-Mu’xhem El-Kebir