Pyetja:

Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjatë ditës së ramazanit, a duhet të privohet nga ngrënia dhe pirja?

***

Përgjigjja:

Nëse gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjatë ditës nuk e ka detyrë që të privohet nga ushqimi, por i lejohet asaj të hajë dhe të pijë.
Ky është medh’hebi Malikut dhe Shafiut dhe një prej dy transmetimeve të imam Ahmedit.
Transmetohet nga Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: “Kush ha në fillim të ditës le të hajë dhe në fund të saj”.

Shejh Ibën Uthejmini, “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 19