Pyetja:

A lejohet motra muslimane t’i ndjekë derset (mësimet) të cilat mbahen në Xhami?

***

Përgjigjja:

Po, i lejohet motrës muslimane t’i ndjekë mësimet fetare në Xhami me temë nga Akideja, Fikhu, Hadithi, Sireja etj. Mirëpo kjo lejohet nëse motra vishet ashtu si urdhëron Kur’ani dhe Suneti si dhe mos të dal e parfymosur me erëra të mira.

Njashtu, ajo duhet të qëndrojë larg burrave, sepse i Dërguari i Allahut, ﷺ – ka thënë: ”Rreshti (safi) më i mirë për gratë në namaz është rreshti i fundit, kurse rreshti më i keq për gratë në namaz është rreshti i parë”. [1]

Rreshti i parë është dhe qëndron më afër burrave, kurse rreshti i fundit është më larg burrave, andaj edhe është rreshti më i mirë për gratë.
Allahu është më i Dituri!

Shejh Uthejmini

Përktheu: Suad B. Shabani

——————

[1] Muslimi