Pyetja:
A mjafton lëshimi i sures “Bekare” derisa të përfundojë ajo që shtëpia të mos bëhet varrezë?
***
Përgjigjja:
Ebu Hurejra ka treguar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Në shtëpinë në të cilën lexohet surja Bekare, nuk hyn shejtani.” [1] Ajo që dihet është se me leximin e të gjithë sures Bekare nga radio (apo magnetofoni) apo nga vetë i zoti i shtëpisë arrihet ajo që ka përmendur Profeti ﷺ pra, largimit të shejtanit nga ajo shtëpi.
Por kjo nuk do të thotë që ai (shejtani) nuk kthehet përsëri pas përfundimit të leximit. Ashtu siç ai largohet kur dëgjon ezanin dhe ikametin e pastaj kthehet derisa të ndërhyjë mes robit dhe zemrës së tij duke i thënë atij: “Përkujto këtë dhe atë gjë…” Siç saktësohet në lidhje me të njoftimi nga Profeti ﷺ.
Legjitime (e lejuar) për besimtarin është që të kërkojë gjithmonë mbrojtjen e Allahut prej shejtanit dhe të bëj kujdes nga kurthet e cytjet tij dhe nga gjërat që fton për në mëkat.
Shejh Ibën Bazi, “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 24
Përktheu: Unejs Sheme
————————–
[1] Muslimi
[2] Nesaiu, Taberani