Pyetja:

A më lejohet ta këshillojë burrin që t’ia tërheq vërejtjen nënës së tij për disa gjëra të cilat nuk janë të hijshme për t’i bërë?

***

Përgjigjja:

Nëse janë gabime fetare është mirë që direkt të ia thuashë nënës së burrit, e në qoftë se frikësohesh se keqkupton atëherë ia thua burrit tënd. Por gjithashtu me një kujdes të madhë që as burri juaj të mos e keqkuptojë këtë këshillë nga ana yte, si tentativë për t’u hakmarrur ndaj vjehrrës.

Por domethënë të jetë në mënyrë që ta bindësh atë se e ke nga brenga për nënën e tij, e jo për të iu hakmarrur asaj. Nëse këto elemente janë parasysh atëherë duhet intervenuar për të këshilluar.

Mendoj se nusja duhet të krijojë raporte të afërta me vjehrrën sikurse me nënën e saj dhe të ketë komunikim të pastër, të çiltër dhe mos të jetë nevoja ta fusin burrin/djalin në këtë mes etë ngushtohet ai, ngase ai njërën anë e ka nënën që e ka lindur dhe në anën tjetër ka gruanë të cilën e do. Andaj nuk është e drejtë që të futet burri në këtë siklet as nga ana e gruas, e natyrisht as nga ana e nënës së tij që ta fusë djalin e saj në mes saj dhe nuses së tij.

Nusja dhe vjehrra në këtë rast nëse ia dojnë të mirën burrit dhe djalit ato duhet gjithsesi nëse kanë ndonjë mosmarrëveshje ta kalojnë vetë dhe ta kursejnë djalin nga ky siklet i madh që mundet të futet djali nga mosmarrëveshjet që mund të lindin mes nuses dhe vjehrrës.

Kështu që do të ishte më e mirë që nusja ta këshilloj vetë vjehrrën. Nëse mendon se nuk ka dobi atëherë mundet t’i thotë burrit por të zgjedh një metodë që mos të lë përshtypje që po e bën si hakmarrje për vjehrrën, por vetëm nga dhimbja dhe dashuria për të.

Hoxhë Bekir Halimi