Pyetja:
Si të veprojë ai i cili vuan nga cytjet e shejtanit për Allahun?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut.
Ajo që është përmendur nga problematika e pyetësit që frikohet nga përfundimi, i them atij: Përgëzohu se nuk do të ketë tjetër vetëm se përfundim të mirë, ngase këto cytje që sulmon shejtani besimtarët, që të destabilizon besimin e shëndoshë në zemrat e tyre, t’i fus ata në ankth që të turbullon atyre besimin e pastër, bile edhe jetën e pastër në qoftë se janë besimtarë.
Kjo gjendje e tij nuk është e para që ballafaqohen me të besimtarët, e as që do të jetë e fundit, por do të jetë prezent aq sa do të ketë në këtë botë besimtarë. Kjo u shfaqej edhe sahabëve,Allahu qoftë i kënaqur me ta,Ebu Hurejra,ka thënë: “Erdhën disa shokë të Pejgamberit ﷺ tek ai, dhe e pyetën: “Ne po gjejmë tek shpirtrat tonë atë që do të ishte shumë e madhe po të fliste dikush me ato fjalë. Tha: A e ndjeni ju këtë? Thanë: Po. Tha: Ky është besimi i qartë”. [1]
Po ashtu në dy sahihët është shënuar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vjen shejtani tek ju e ju thotë: Kush e ka krijuar këtë? E kush e ka krijuar këtë? Deri sa të thotë: po kush e ka krijuar Zotin tënd? E nëse e arrin këtë le të kërkojë mbrojtje nga Allahu, e le të ndalet”.
Ibn Tejmije ka thënë: “Besimtari sprovohet me cytje nga shejtani, me cytje të kufrit, prej të cilave ngushtohet gjoksi. Siç i thanë sahabët të Dërguarit të Allahut ﷺ ne po gjejmë në shpirtrat tonë gjëra që po të hidhem prej qiellit në tokë do të ishte më e dashur për mua se sa të flas me atë gjë. E u tha: “Ky është besimi i saktë” Apo në një transmetim tjetër “do të ishte gjë madhore po të flisja me të” tha: “Falënderimi i takon Allahu që ktheu intrigat e tij (shejtanit) në cytje”. Pra arritja e cytjeve me urrejtjen e madhe ndaj tyre, largimin nga zemrat është besim i pastër, sikur luftëtari të cilit i vije armiku e ai i kundërvihet deri sa korrë fitore. Dhe ka thënë: “Për këtë tek kërkuesit e dijes, adhuruesit, hasen cytje e dyshime të cilat nuk gjenden tek të tjerët, ngase ata (të tjerët) nuk e pasojnë ligjin dhe rrugën e Allahut, por është i dhënë pas epshit të tij në shkujdesje nga përkujtimi i Zotit, kjo gjë është që kërkon shejtani, përkundër atyre që janë drejtuar kah Allahu me dituri dhe adhurim, ai është armiku i tyre që kërkon t’i pengojë ata nga Allahu i Madhëruar“. [2]
Pra i them pyetësit: Nëse të është bërë e qartë se këto cytje janë nga shejtani atëherë rezistoi dhe kundërvihu atyre, dhe dije se nuk të bëjnë dëm asnjëherë kur ti jep mundin, i refuzon ato dhe ndalesh të vazhdosh pas saj, siç ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ: “Allahu ia ka falë umetit tim atë çfarëdo cytet në gjokset e tyre, përpos nëse veprojnë apo flasin”. [3]
Nëse të thuhet ty: A beson në ato cytje? A e sheh si të vërtetë? A mundesh që ta cilësosh Allahun e Lartësuar më atë? Do të thuash: Nuk na takon neve që të flasim ashtu. I Lartësuar është Allahu, kjo është shpifje e madhe, e do ta refuzoje këtë me zemrën e gjuhën tënde, e do të ishe prej njerëzve që më së tepërmi ik prej saj, atëherë kjo është thjeshtë vetëm se cytje e disa rreziqe që shfaqen në zemrën tënde, një dritare e shirkut nga shejtani i cili qarkullon tek biri i Ademit nëpër damarët e gjakut, që të shkatërrojë e të ngatërrojë ty fenë tënde.
Kjo këshillë mund të përmblidhet në këto pika:
1-Kërkim mbrojtje nga Allahu dhe ndalimi i plotë nga këto përcaktime siç ka urdhëruar i Dërguari i Allahut ﷺ.
2-Përmendja e Allahut, vetëkontrolli dhe mos vazhdimi në këto cytje.
3-Preokupim serioz rreth adhurimit dhe të vepruarit me urdhrat e Allahut, kërkimin e kënaqësisë së Tij, kur të kthehesh në adhurim plotësisht, me seriozitet e të jesh i real harrohet preokupimi me këto cytje, e lejen e Allahut.
4-Shpeshtimi i kthimit tek Allahu dhe lutja me shërim nga kjo që të ka goditur.
E lus Allahun e Madhëruar që të të shërojë e të mbrojë nga çdo dëm dhe e keqe.
Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu fetave ve rasail fadile” vëllimi i 1, faqe 57-60.
Islamqa.info
Përktheu: Shpend Zeneli
—————————–
[1] Muslimi
[2] Iman
[3] Mutefekun alejhi