Pyetja:
Nëse dikush vdes duke u falur në xhami, a duhet larë xhenazeja e tij?
***
Përgjigjja:
Ai që vdes duke u falur duhet (kërkohet) t’i lahet xhenazja, sepse konsiderohet si gjithë të vdekurit e tjerë që duhen larë. Atij që nuk i lahet xhenazeja është shehidi (dëshmori) që vritet në luftë për Allahun, ndërsa ai që vdes duke falur namaz, shpresohet të jetë shenjë e mirë për të, sepse mbyllja e jetës së tij ka qenë në punë të mirë. Lusim Allahun për ne dhe për të falje.
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva
Abdul Aziz bin Baz
Abdulla bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Abdu Err-rrezak Afifi
Përktheu: Muhamed Estrefi