Pyetja:

A është Kurani i krijuar?

***

Përgjigjja:

Kjo është një çështje me të cilën muslimanët janë sprovuar në kohën e hilafetit Abbasij. Këtë thënie se Kurani është i krijuar e mbështet sekti i devijuar Mu’tezilij dhe mu këta janë ata që thonë se Kurani është i krijuar. Në atë kohë kur dijetarët dhe muslimanët në përgjithësi u sprovuan, ishte një njeri i cili u bëri ballë sprovave dhe maltretimeve për ta ndryshuar mendimin dhe për të thënë se kinse Kur’ani është i krijuar, por tërë këto sprova dhe maltretime nuk e ndryshuan që të qëndrojë deri në fund duke thënë se Kurani është fjalë e Allahut të cilën e ka zbritur.

Janë argumentuar një grup i dijetarëve se Kurani nuk është i krijuar, por është fjalë e Allahut, duke e përmendur faktin se “Njeriu” është përmendur në Kuran në tetëmbëdhjetë vende dhe në të gjitha këta vende (ajete) thuhet se njeriu është i krijuar, ndërsa është përmendur “Kur’an-i” në pesëdhjetë e katër vende (ajete) dhe në asnjërin prej tyre nuk thuhet se Kur’ani është i krijuar, ndërsa janë përmendur që të dy, pra fjala “Kuran” dhe fjala “Njeri” në fillim të Sures “er Rahman” ku Allahu thotë: “Mëshiruesi. Ia mësoi Kuranin. E krijoi njeriun.” (Rrahman: 13)

Sujuti

Përktheu: Enis Arifi