Pyetja:
E kam një vajzë tash dëshiroj të mbes shtatëzënë por dëshiroj që të kem
djalë. A ka ndonjë kalendar të menstruacioneve që tregon kohën e fekondimit të qelizave mashkullore sikur në Gjermani?
***
Përgjigjja:
Motër e nderuar, nuk ka mundësi që nga ndonjë ndikim i jashtëm në mënyrë të natyrshme të përcaktohet gjinia e dëshiruar për fëmijë. Më shumë se kjo është se edhe periudha apo data e fekondimit të qelizave mashkullore dhe femërore nuk mund të përcaktohet edhe pse mund të merren shkaqet dhe nuk ka gjë të keqe të shpresohet dhe të parallogaritet për fekondim në ndonjë muaj të caktuar.
Allahu thotë: “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm.” (Shura: 49-50)
Por edhe shkencërisht nuk mendoj se ka mundësi që përmes të ndonjë kalendari të të përmuajshmeve ka mundësi që të përcaktohet gjinia e dëshiruar. Lus Allahun t’ju begatojë me djem të hairit dhe të dobishëm. Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku