Pyetja:
A është e lejuar që njeri i cili nuk i takon fesë islame të martohet me një vajzë muslimane?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.
Jo, nuk lejohet që muslimanja të martohet me jomusliman, pjesëtar i çfarëdo religjioni qoftë. Allahu thotë: “Mos u martoni (o femra muslimane) me idhujtarë derisa ata të besojnë. Një rob besimtar është më i vlefshëm se tjetri idhujtar edhe nëse ai ju mahnit.” (Bekare: 221)
Andaj, martesa me jomuslimanin, i çfarëdo besimi qoftë, konsiderohet jolegjitime, që do të thotë se të fjeturit me atë konsiderohet imoralitet (zina), fëmijët të jashtëligjshëm, etj.
Muhamed Dërmaku
Dhe Allahu e di më së miri.