Pyetja:

Çfarë duhet të bëj një vajzë për ta merituar xhenetin?

***

Përgjigjja:

Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë e vendit të lumturisë, e xhenetit të përhershëm, i Dërguari i Allahut ﷺ ka treguar qartë kur ka thënë: “Kush vdes duke mos i bërë shok Allahut do të hyjë në xhenet.” Femra muslimane e cila pretendon devotshmëri, duhet t’i përmbush disa kërkesa, e ato i ka përmendur i Dërguari i Allahut ﷺ kur ka thënë: ”Nëse i falë pesë kohët e saj (të namazit), e agjëron muajin e saj (Ramazanin) dhe e dëgjon burrin e saj, hyn në xhenet nga cila derë të dëshirojë“. Femra duhet të jetë e mbuluar me hixhab, dhe jo e zhveshur, duhet të sillet mirë dhe të tregoj edukatë.

Hussein Serraxh