Pyetja:

Unë di të lexoj Jasinin nga Kurani dhe për netë të mëdha prindërit më lusin që të lexoj për disa të afërm. A kam të drejtë që prindërve të mi t’ua bëjë me dije se nuk kam dëshirë të
lexoj për të afërmit? A pranohet Jasini nëse dua ta bëj nijet për dikë tjetër?

***

Përgjigjja:

Sa i përket leximit të Jasinit apo Kuranit në përgjithësi, për të vdekur nuk lejohet, qoftë për net të mëdha apo të tjera, ngase nuk ka asnjë transmetim nga i Dërguari, ﷺ, që ka porositur apo i ka lexuar Kuran dikujt prej shokëve të tij, gjithashtu, as nga shokët e tij nuk ka transmetime që kanë lexuar Kuran për të afërmit e tyre edhe pse ata kanë qenë më të kujdesshëm se ne në respektimin e prindërve dhe të afërmve, gjatë jetës së tyre dhe pas vdekjes. Por, nëse keni për qëllim që ta përmbushni kërkesën e prindërve, i Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Nuk lejohet dëgjimi i krijesave duke i bërë mëkat Krijuesit.“

Allahu e di më së miri!

Bedri Robaj