Pyetja:

Gruaja shtatzënë, apo ajo që është ushqyese e foshnjës me gji, nëse frikohet për veten apo për foshnjën që mund të kenë probleme shëndetësore gjatë Ramazanit dhe e ndërprejnë agjërimin, me çfarë janë të obliguara? A janë të obliguara ta prishin agjërimin dhe pastaj t’i kompenzojnë (bëjnë kaza) ato ditë dhe të ushqejnë për çdo ditë një të varfër, apo ta prishin agjërimin e ta kompenzojnë pa ushqyer një të varfër, apo ta prishin dhe ta kompenzojnë vetëm duke ushqyer një të varfër pa i agjëruar ato ditë kaza? Cila është e sakta nga këto tri opsione?

***

Përgjigjja:

Nëse gruaja shtatzënë ka frikë për veten e saj apo për fëmijën  nga agjërimi i Ramazanit, ajo e ndërpret atë dhe obligohet vetëm me kaza. Shembulli i saj është sikurse ajo që nuk ka mundësi të agjërojë apo ajo që ka rrezik të agjërojë (për shkak të sëmundjes).
Allahu i Lartësuar thotë: “…e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (Bekare: 184)
E njëjta gjë vlen edhe për atë që e ushqen foshnjën gjatë Ramazanit. Ajo obligohet vetëm me bërjen kaza të atyre ditëve.

Komisioni i Përhershëm për fetva

Përktheu: Alaudin Abazi