Pyetja:
A ekziston magjia edhe në kohët tona?
***
Përgjigjja:
Dijetarët, janë të një mendimi se magjia ekziston dhe njëkohësisht ndalohet mësimi i saj apo t’u jepet të tjerëve.
Ibn Kudame ka thënë: Të mësosh magjinë, apo tua mësosh të tjerëve, është e ndaluar dhe për këtë nuk dimë të ketë kundërshtime mes dijetarëve.
Dijetarët tanë kanë thënë: Magjistari konsiderohet i pa fe për shkak të mësimit të magjisë dhe veprimeve të tij, pa marrë parasysh e beson ndalimin e saj (magjisë) apo jo! [El Mugni 9/29].
Shejh Ibn Xhibrin thotë: Ehli Suneti dhe Xhemati, janë në një mendim për ekzistencën e magjisë dhe se ajo është reale, ndikuese tek sendet dhe e lëndon njeriun. Dhe se ajo (magjia) ndodh me leje të Zotit të Lartësuar.
Vepra e magjistarit konsiderohet kufër (mohim ndaj Zotit), sepse shejtanët nuk i përgjigjen kërkesave të magjistarit derisa ai të mohojë Zotin e botëve. Vetëm atëherë ai i shërben, prandaj dhe dispozita fetare ndaj tij është vrasja.[1]
Leximi i dy sureve (Felek dhe Nas) në mëngjes dhe mbrëmje nga tri herë, janë arsye e fortë që Allahu ta ruajë njeriun nga magjia dhe rreziqet e ndryshme.
Shejh Ibn Baz, “Fetaua Nurun ala Derb” 3/295
Përktheu: Fatjon Isufi