Pyetja:

A e prish abdesin puthja me epsh?

***

Përgjigjja:

Dijetarët nuk pajtohen lidhur me këtë çështje. Disa prej tyre thonë se prekja e gruas e prish abdestin sido që të jetë, me apo pa epsh. Një grup i tretë është i mendimit se abdesi nuk prishet në asnjë rast. Mendimi i fundit është mendimi më i saktë, pasi në një hadith të saktë, të transmetuar nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!), thuhet se: “Pejgamberi ﷺ, pasi puthi gruan e tij, shkoi në namaz pa marr abdes për së dyti.”
Pra prekja, puthja apo përqafimi i gruas nuk e prishin abdestin edhe nëse bëhen me epsh, përderisa nga organi seksual i mashkullit nuk rrjedh spermë apo medhi.

Shejh Ibn Uthejmini, “Pyetje dhe Përgjigje”