Pyetja:

Në hadithin: “Silluni mirë me gratë, ngase gruaja është krijuar nga brinja e lakuar, dhe pjesa me e lakuar, është pjesa e sipërme e saj..” deri në fund të hadithit, shpresojmë të na e sqaroni kuptimin e hadithit dhe posaqërisht fjalës “…dhe pjesa me e lakuar është pjesa e sipërme e saj”?

***

Përgjigjja:

Ky hadith është i vërtetë, transmetohet nga Ebu Hurejre, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Silluni mirë me gratë.” [1]

Ky urdhër është: për burrat, prindërit, vëllezërit dhe të tjerët që të sillen mirë me gratë, të kenë mirësjellje ndaj tyre, mos t’i rrahin, tua japin të drejtat e tyre, ky është obligim për meshkujt nga prindërit, vëllezërit dhe bashkëshortët, t’i kenë frikën Allahut në raport me gratë e tyre dhe tua japin të drejtat e tyre, ky është obligim bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut, ﷺ: “Silluni mirë me gratë tuaja.”

Nuk duhet privuar nga të drejtat e tyre, edhe pse ato ndonjëherë kanë mangësi në raport me burrat dhe të afërmit e tyre, qoftë përmes gjuhës apo veprave të tyre, sepse janë të krijuara nga brinja siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “…pjesa më e lakuar e saj është pjesa e sipërme…”

Dihet fare mirë, së pjesa e sipërme e brinjës është pjesa ku vazhdon rritja e saj, kështu që brinja ka lakim. Kjo gjë është njohur. Andaj, nga kjo kuptohet së patjetër krijimtaria e saj ka lakime dhe mangësi, për këtë është transmetuar një hadith tjetër që Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Nuk kam pa me të mangëta në mendje dhe fe në krahasim me ndonjë burrë të mençur se sa ju (gra)”. [2]

Pejgamberi ﷺ, e ka sqaruar së janë të mangëta në mëndje dhe fe, edhe pse ato nuk janë të kënaqura me këtë gjykim, kryesisht e urrejnë të dëgjojnë fjalë të tilla, me përjashtim ato që i ka udhëzuar Allahu dhe i ka dhënë sukses në të kuptuarit e realitetit.

Ky është gjykimi nga ana e Pejgamberit ﷺ ndaj grave. Kuptimi i fjalës “Të mangëta në mëndje” siç ka thënë Pejgamberi ﷺ është për qëllim, së dëshmia e një gruaje është e barabartë me gjysmën e dëshmisë së një burri, dhe dëshmia e dy grave është e barabartë me dëshminë e një burri, kjo është prej mangësisë së mendjes.

Kurse, kuptimi i fjalës “Të mangëta në fe”, ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ është për qëllim, qëndrimi i tyre me ditë dhe natë pa u falur, si shkak i menstruacioneve dhe periudhës së lehonisë.

Kjo mangësi e tyre është e shkruar nga Allahu ndaj tyre, ajo duhet ta pranojë këtë, edhe pse ka raste kur posedojnë intelekt, njohuri dhe vigjilitet si dhe në anën tjetër mangësi pavarësisht sa arrin në dituri, sa do që të arrijë mençuria dhe vigjiliteti i saj, prapë mangësia e saj është prezentë, patjetër që ka mangësi.

Dëshmia e dy grave është sa dëshmia e një burri, pastaj shfaqja e menstruacioneve dhe periudhës së lehonisë tek to, tregon mangësi.

Pra, duhet gruaja ta njeh vlerën e vet, të ndalët tek kufijtë e saj, të kërkoj prej Allahut sukses, të angazhohet në punë të mira.

Kurse, te përpjekjet për ta kundërshtuar sheriatin të cilin e ka sqaruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, ﷺ, kjo është gabim dhe mangësi e saj, dhe është prej mangësisë së saj gjithashtu.

Shejh AbdulAziz Ibn Baz

———————————–

[1] Buhariu dhe Muslimi

[2] Buhariu dhe Muslimi