Pyetja:

Femra e cila vesh rroba të ngushta në mesin e femrave, a ka të bëjë me hadithin “… gratë të cilat janë të veshura, por janë të zhveshura…”?

***

Përgjigjja:

Nuk ka dyshim se mbartja e rrobave të ngushta, e cila tregon vijën e pjesëve të trupit, është e ndaluar, përveç nëse në prani të burrit të saj, ndërsa në prani të të tjerëve përpos burrit është e ndaluar, edhe nëse ka të pranishme vetëm gra. Sepse kjo do të ishte një shembull i keq për to, dhe kjo do të ndikonte tek gratë e tjera që edhe ato të bartin rroba të tilla të ngushta.

Gruaja e tillë është e obliguar që ta mbulojë avretin e saj me një fustan të gjerë dhe të jetë e mbuluar përpara çdokujt, përpos burrit të saj. Domethënë avreti i saj duhet të mbulohet si para grave të tjera, ashtu edhe para burrave të tjerë, përveç asaj që konsiderohet e përshtatshme për ta shfaqur në mesin e grave, si p.sh. fytyra dora, shputa e këmbës dhe gjëra tjera që kanë nevojë të zbulohen.

Ibn Tejjmije, “El-Munteka min fetava”, vëll. 3, fq. 307# 453