Pyetja:

Jam një grua e re dhe jetoj në një konvikt me të tjera femra. Mirëpo, ajo çfarë shoh përreth meje të bëjnë të tjerët studente më shqetëson tepër. I shoh të bëjnë gjëra të liga, të dëgjojnë muzikë, të përgojojnë dhe të merren me thashetheme. I kam këshilluar shpesh, por më përqeshin dhe më ofendojnë. Çfarë të bëj?

***

Përgjigjja:

Është e detyrueshme për ty ta zmbrapsësh të keqen me mundësitë që ke, me fjale të mira, me butësi dhe me qasje të duhur. Duhet të përdorësh ajete Kuranore dhe të tregosh hadithe sipas shkallës së dijes tënde. Ti nuk bën t’u bashkëngjitësh në dëgjimin e muzikës dhe në të tjerat (thashethemet dhe vepra të ndaluara). Qëndro larg tyre aq sa ke mundësi, derisa të merren me gjëra të tjera. Kjo është çfarë ka thënë Allahu: “Kur të shohësh ata të thonë fjalë fyese rreth Shenjave Tona, largohu prej tyre, derisa të flasin rreth gjërave tjera. Nëse shejtani të bën të harrosh, atëherë mos rri më zullumqarët pasi të të kujtohet.” (En’am: 68)

Kur t’i kesh këshilluar me fjalë, me mundësitë që ke, dhe të largohesh nga ajo çfarë bëjnë, atëherë veprat e tyre dhe mosmiratimi nga ana e tyre nuk do të të dëmtojnë aspak.
Allahu ka thënë: “O ju që keni besuar, kujdesuni për vetveten. Ata që kanë devijuar, nuk do t’ju dëmtojnë pasi jeni udhëzuar. Allahut do t’i ktheheni të gjithë e pastaj Ai do t’ju njoftojë për atë çfarë bënit.” (Ma’ideh: 105)

Allahu e ka bërë të qartë se një besimtar nuk dëmtohet nga ata që devijojnë, për sa kohë që ai i përmbahet së vërtetës dhe mbetet i paepur në udhëzim. Kjo duhet të bëhet duke asgjësuar të keqen dhe duke u treguar i qëndrueshëm në të vërtetën, krahas thirrjes me mënyra të mira për tek ky shteg. Atëherë, Allahu do të bëjë rrugëdalje për atë person. Nëse do Allahu, do t’u bëjë dobi nëpërmjet udhëzimit tënd, nëse je e duruar dhe shpreson për shpërblim nga Allahu. Përgëzohu për një marrëveshje të mirë dhe për një fund të lavdërueshëm, për sa kohë që i përmbahesh të vërtetës dhe refuzon atë çfarë e kundërshton atë. Allahu ka thënë: “Fundi më i mirë është për të drejtët.” (Kasas: 83)
Ata që përpiqen për në rrugën Tonë, Ne, sigurisht, do t’i udhëzojmë për në rrugët Tona. Vërtet, Allahu është me bamirësit. (Ankebut: 69)

Allahu jua dhëntë atë me çfarë Ai është i kënaqur dhe ju dhëntë durim dhe qëndrueshmëri. Allahu i bekoftë motrat tua, familjen tuaj dhe shoqërinë tënde me atë që është e dashur për Të. Ai dëgjon dhe është afër. Ai udhëzon për në rrugën e duhur.

Shejh Ibn Baz