Pyetja:
Në një nga namazet lexova në rekatin e parë suren Nisa. A është obligim që në rekatin e dytë të lexoj suren pasardhëse apo paraardhëse të sures që u lexua në rekatin e parë?
***
Përgjigjja:
Nuk ka argument për obligimin e ndjekjes së renditjes së vijueshme ndërmjet sureve që lexohen në namaz. Ke të drejtë të lexosh në rekatin e dytë një sure që renditet nga suret e para, ndryshe nga rekati i parë ose do të lexosh sure të mëvonshme në renditje nga ajo e rekatit të parë. Nuk është detyrë të jenë sure të njëpasnjëshme.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Halil Herras, “Fetau” fq.164
Perktheu: Shuajb Rexha