Pyetja:
Kam shpuar hundën dhe dua të pyes nëse duhet të heq unazën nga hunda kur marr abdes, në mënyrë që uji të arrijë në vendin ku është unaza? Apo mund ta lë dhe a mjafton ta kaloj ujin mbi të? A duhet t’i heqë edhe vathët apo mund t’i lë?
***
Përgjigjja:
Nuk është e detyrueshme të hiqen vathët apo unazat e hundës që gratë i mbajnë për zbukurim, qoftë kur marrin abdes apo kur marrin gusl. Përkundrazi, mjafton të lani pjesën e jashtme të veshit dhe hundës, për arsyet e mëposhtme:
Ajo që kërkohet është larja e pjesës së jashtme të hundës (e cila është pjesë e fytyrës) kur merret abdes dhe gusl. Për sa i përket pjesës së brendshme të hundës (që përfshin vrimën e shpuar ku vendosen stolitë), nuk kërkohet larja e saj; përkundrazi ajo që kërkohet është marrja e ujit në hundë dhe nxjerrja e tij, gjë që mund të bëhet me këtë vrimë të shpuar dhe me bizhuteritë në vend, kështu që nuk është thelbësore ta hiqni ose ta zhvendosni atë.
Në rastin e veshit, nuk kërkohet larja e tij gjatë abdesit; përkundrazi rekomandohet fshirja e tij, kurse pjesa e veshit që rekomandohet të fshihet është meatusi i dëgjimit (kanali i jashtëm i dëgjimit) në të cilin futet gishti tregues dhe pjesa e jashtme e veshit fshihet me gishtin e madh.
Sa i përket vendit që shpohet për të vendosur vathë, nuk rekomandohet fshirja e tij gjatë abdesit, prandaj mbajtja e vathëve nuk bën dallim për sa i përket vlefshmërisë së abdesit dhe nuk kërkohet lëvizja e vathëve ose t’i hiqni ato. Sa i përket guslit, veshi duhet të lahet si pjesa tjetër e trupit, dhe vrima e shpimit është anashkaluar sipas shafive, kështu që nuk kërkohet të futet uji në të, sepse ata e konsiderojnë atë si pjesë e brendshme e trupit dhe jo pjesë e jashtme e trupit që duhet larë.
Dijetarët bien dakord unanimisht se është thelbësore që uji të arrijë çdo gjë që është e mundur ashtu që të arrijë në të gjitha pjesët e trupit, edhe nëse ato janë të zhytura, siç është pjesa e brendshme e barkut dhe vendet e procedurave kirurgjikale që kanë plagët e fundosura. [1]
Por, shafitë e konsiderojnë vrimën e shpuar të veshit në të cilën vendosen vathët si pjesë të brendshme të trupit, jo të jashtme, kështu që nuk është thelbësore të futet uji në të, edhe nëse kjo është e mundur.
Allahu e di më së miri.
Islamqa.info
———————————————-
[1] El Mawsuah El Fikhijjeh (13/19)