Pyetja:

Martesa pa dëshmitarë a duhet të përsëritet?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ.

Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka martesë pa një veli (kujdestar) dhe dy dëshmitarë.” [1]

Imam Tirmidhiu, ka thënë: “Mendimi i saktë është ai i transmetuar nga Ibn Abbasi, i cili tha se nuk ka martesë pa prova të qarta. Duke vepruar në përputhje me këtë, dijetarët nga sahabët (shokët e Profetit ﷺ) dhe tabiinët dhe të tjerët që i pasuan ata thanë se nuk ka martesë pa dëshmitarë. [2]

Nëse çifti nuk i ka ndjekur hapat e mësipërm, ata duhet ta përsërisin martesën, këtë herë me një kujdestar dhe dy dëshmitarë.

Allahu e di më së miri.

Islamqa.info

———————————————-

[1] Irwa’ el-Ghaleel, nr. 1858)

[2] Xhami’t-Tirmidhi, 4/235