Pyetja:
A lejohet që mishin e kurbanit ta shpërndajmë tek komshinjët katolik?
***
Përgjigjja:
Kemi të drejtë kurban t’i japim gjithkujt. Ngase është sadaka dhe sadakanë e kanë të drejtë ta marrin të gjithë. Pastaj ata janë krijesa të Zotit dhe ne jemi të urdhëruar të sillemi mirë ndaj njerëzve.
Domethënë kemi të drejtë të u japim mish të kurbanit edhe popujve të religjioneve tjera. Por më primare është të shpërndahet mishi tek muslimanët.
Dr. Shefqet Krasniqi
Comments are closed.